Cart Total Items (0)

Cart

BINAKUKLIMA

HISTORIA E KOMPANISË

image
BINAKUKLIMA
FILLIMI

1 Nëntor 1999

është data kur filloi rrugëtimi ynë si një ndër kompanitë e para të teknikës së bardhë dhe kondicionerëve. Në atë kohë, kompania jonë filloi punën me 4 punëtorë, dhe falë këtyre personave, kompania jonë sot është njëra ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë për kondicioner. Kompania Binaku arriti këtë stad kaq të lartë gati për 2 dekada. Jemi mirnjohës këtyre katër personave, dhe sot, në vitin 2018, kompania jonë ka jo më pak se 20 punëtorë. Sigurisht, fillimet ishin të vështira në startimin tonë, pasi na u desh të përballeshim me sfida të cilat na prisnin në vazhdim.
Megjithatë, ne i morëm parasysh këto, por kjo nuk na ndaloi, për kundërshtarin na motivoi që të punojmë fuqishëm, me pasion dhe perkushtim për të pozicionuar si destinacioni ideal për konsumatorin me markën më të mirë VIVAX dhe General, duke tërhequr kështu një numër të madh klientësh.

BINAKU KLIMA

Rrugëtimi ynë nisi për të mos u ndalur kurrë, duke marrë përmasa akoma më të mëdha si: Zgjerimin e lokacioneve. Mund të themi që në këto 19 vjet, ne disponojmë 5 lokale të gjera, në 5 vende të ndryshme, duke përfaqësuar zinxhirin e shitjeve në treg si: Prishtinë, Ferizaj, F. Kosovë, Prizren, Pejë. Për këtë, ne ndihemi të lumtur teksa shohim arritjet e këtij rrugëtimi që po bëhen gati dy dekada.

Investimet e njëpasnjëshme, angazhimi i një stafi të përkushtuar dhe puna e palodhur për të siguruar cilësinë e lartë të shërbimeve për klientët tanë e kanë bërë kompaninë Binaku si një ndër kompanitë më të admiruara në tregun e Kosovës. Kjo na motivon neve që të ndihemi përgjegjës për t'ju garantuar shërbim të cilësisë së lartë, kurdo dhe kudo ata ndodhen, kjo falë një stafi të kualifikuar, me në krye kontabilistin Nazmi Rashiti, të cilët do vazhdojnë të jenë të angazhuar për të realizuar kërkesat e klientëve tanë. Sot mund të them me sinqeritetin më të madh që ne ndihemi një familje e madhe në kompaninë tonë Binaku. Kjo nuk do të ndalojë me kaq, familja jonë do zgjerohet akoma më e madhe. Pra, me hapa të sigurt dhe me vendosmëri, ne ecim drejt të ardhmes, një rrugëtim i gjatë i suksesshëm, duke përmbushur vizionin tonë. Suksesi i cili përmisoi standardin e jetesës së konsumatorëve tanë. Sepse kënaqësia e klientit është inspirimi ynë. Faleminderit për kohën dhe vëmendjen.

BINAKUKLIMA

Hapat të thjeshtë dhe të shpejtë

Kontaktoni me ne

Na kontaktoni përmes telefonit për të marrë informacione të detajuara dhe ndihmë për regjistrimin e kompanisë tuaj.

01

Zgjidhni Produktin

 Shfletoni gamën tonë të produkteve dhe përzgjidhni atë që plotëson më së miri nevojat tuaja. Ekspertët tanë janë këtu për t'ju ofruar këshillë dhe ndihmë në zgjedhjen e duhur.

02

Realizoni Porosinë

Ne ju ofrojmë ndihmë të menjëhershme dhe përputhje të saktë me preferencat tuaja.

03

Dërgimi dhe Instalimi

 Pas pranimit të porosisë suaj, ne do të bëjmë të mundur dërgimin e produktit në adresën tuaj. Nëse është e nevojshme, ofrojmë edhe shërbimin e instalimit për të siguruar një përvojë të plotë dhe funksionale.

04
BINAKUKLIMA

Ne jemi kompania më e njohur për servisimin e klimave

Përveç shitjes dhe instalimeve, Binaku ofron paketa të gjera të mirëmbajtjes për të mbajtur sistemet tuaja të kondicionimit të ajrit në gjendje optimale.

image

Certifikuar dhe fitues i çmimeve

Stafi i kualifikuar i ekspertëve

image
image
BINAKUEkipa

Ekipa